Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Avokati, Tomë Gashi, ka deklaruar se Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare, pasi nuk ka qenë i dënuar me burgim.

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka publikuar vendimin e plotë rreth votës së Etem Arifajt për Qeverinë Hoti më 3 qershor.

Gashi i është referuar pikës 297 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “Gjykata thekson se fakti që neni 70.3 (6) i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme i referohen dënimit të deputetit (pra dënimit pasi ai ta ketë fituar mandatin), është reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili mbështetet në nenin 71.1 të Kushtetutës, nuk lejon që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidojë për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit”.

Avokati, deklaroi se Albin Kurti është dënuar me kusht në vitin 2018 dhe sipas tij ai nuk e ka asnjë pengesë të kandidojë në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka të drejte te kandidoj per deputet te Kuvendit te Kosoves.

Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejten për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosoves, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves date 6 janar 2021, e sqaron ne teresi kete situate duke konstatuar se: “ nuk lejohet qe nje person i denuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidoj per deputet dhe te fitoj mandatin e deputetit”.
Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e denimit me kusht i cili është dënim alternativ dhe nuk prodhon pasoja juridike (Neni 46 i Kodit Penal të Kosovës).
Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikes së Kosovës -Qeveria Kurti 2.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.