Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7


Tragjedia në Tetovë, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që e kaploi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit, u bë shkas që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të japë dorëheqje.

Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet morale.

“Tragjedia e fundit në Tetovë me ka prekur shumë, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Prandaj si mjek dhe ministër sot deponova dorëheqjen deri te kryeministri Zaev”, tha Filipçe.

Paraprakisht, dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Share: