Ukraina ka rrëzuar para pak çastesh një aeroplan që po barte ushtarë rusë në Vasylkiv, që është në jug të Kievit.
Aeroplani Ilyushin II-76 përdoret për të transportuar ushtarët parashutistë në fushëbetejë, transmeton mediumi RTV Albania.
“Kjo është hakmarrje për atë që ka ndodhur në Lugansk në vitin 2014”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Nuk dihet numri i viktimave e as sa persona kanë qenë në bord.