Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton RTV Albania.

Për vdekjen e babait të Veselit ka njoftuar zyrtari i PDK’së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli,

Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Share: