Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kisha protestante ka njoftuar se ka vdekur Fatmir Ibrahimi,njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

I njoftojme te gjithe anetaret e Kishes sone sikurse edhe kishat tjera protestante ne Kosove se sot ne mesdite nderroi jete vellai yne dhe anetari i kishes sone Fatmir Ibrahimi (17. 04. 1972-07.09.2021), si pasoje e covid-19, ne kliniken intezive te QKUK. Per nje jave bene lufte jeteje sikurse Fatmiri ashtu edhe mjeket dhe familjaret, mirepo shpirti u ngrit e trupi ra!

Shume vellezer e motra nga Kosova dhe jashte saj jane lutur per shendetin e tij. U falenderojme per perkrahjet e dhembshurite e juaja. Ai shkoi para nesh atje ku te gjithe do te shkojme pas tij. Tani eshte ne vendin me te mire pasi eshte bashkue me Atin qiellor dhe ne prani te Birit te Tij.

Fatmiri ishte me origjine nga fshati Prapashtice. Kishte mbaruar studimet per psikologji dhe nga viti i kaluar ishte zhvendosur ne Gjermani.

Fatmir Ibrahimi ne jeten e tij pranoi shpetimin ne Krishtin Jezus me 19 janar 1992, kurse u pagezua me 17 maj 1992. Deri ne vitin 1999 ishte anetar i Bashkesise se Popullit te Zotit. Ne vitin 2002 mbolli kishen “Ringjallja” ne Gjilan. Per disa vite ka punuar ne qendren “Streha” ne Gjilan. Kishte kryer edhe detyra te tjera me pergjegjesi e rol brenda dhe jashte kishes sone e ne shoqeri. Ishte me dhunti ungjilltari pasi kudo e deshmonte besimin ne Jezusin si te vetmen rruge jeteje e shpetimi.

Fatmiri apo Mili sic e therriste familja, njihej per kurajo te madhe, per guxim dhe i gatshem me vuejt e me qesh me ty.

Pas vetes la bashkeshorten Fellenzen sikurse edhe femijet Flatren, Jonin dhe Fionen. U therrasim t’i mbani ne lutje keta sikurse edhe prinderit, vellezerit, motrat e tij.

Komuniteti yne ka humbur nje te krishtere i cili ishte nga grupi i pare i rinise prishtinase qe perqafuan ungjillin pas renies se komunizmit por familja ka humbur nje bashkeshort, baba e vella. Shpresa dhe besimi qe ishin ne te jane ngushellimi per te gjithe.

Varrimi do te behet neser ne Prishtine. Kohen ende nuk e dime mirepo varrimi do te jete ne kushte te kufizuara pandemike.

Fatmir, lamtumire!

Share: