Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku tre anëtarë të familjes Haliti kanë vdekur.

Të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Shqipëri.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri, duke ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve, ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të ndriçohen rrethanat e vdekjes së tre familjarëve.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit,

Ndryshe, sipas raportimeve të medias lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.

Share: