Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3513 testime dhe 4 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar 2 në Vlorë, 1 në Tiranë. Ndërkohë mësohet se në të gjithë vendin janë 52 pacientë aktivë që po trajtohen në kushte shtëpie. 

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Share: