Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

2 viktima dhe 14 raste të reja në 24 orë

Vijojnë të ulen shtrimet në spital për shkak të Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të martën në dy spitalet Covid në kryeqytet rezultojnë të shtruar 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë nga Tirana dhe Durrësi, të moshave 69 dhe 74 vjeç, duke e çuar në 2,447 numrin e viktima në Shqipëri, që prej fillimit të pandemisë.

Prej dy muajsh, numri i të infektuarve ka pësuar ulje. Nga 3366 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 0.4 % e tyre, apo ndryshe 14 persona.

Në 24 orët e fundit 81 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.  

Share: