Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Arlind Manxhuka nga Sekretariati për media në Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook, ka publikuar letrat të cilat VV’ja ua ka dërguar partive politike; PDK, LDK dhe AAK.

Manxhuka gjithashtu njoftoi se letër ftese i është dërguar edhe subjekteve të komuniteteve.

“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, thuhet në njoftim.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV’së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.

Ndërkohë që një ftesë identik e ngjashme për takim i është dërguar edhe kryetarit të LDK’së i cili do të zgjidhet me 14 mars. Takimi me kryetarin e ri të LDK’së mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

Ndërsa me të parin e AAK’së, Ramush Haradinajn, VV’ja planifikon të takohet në ditën e njejtë në ora 13:30.

Share: