Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është përplasur me ish-ministrin Armend Zemaj lidhur me gjendjen e pandemisë në vend.

Vitia e ka akuzuar Zemajn se i ka shkaktuar dëme të mëdha shëndetësisë në vend, që sipas tij nuk mund të këndellet as për 10 vite.

Vitia e pyeti Zemajn se pse e ka nisur ndërtimin e një Qendër të Mjekësisë Familjare në fshatin Strellc të Deçanit, në vendlindjen e tij, dhe pse e ka përmendur ndërtimin e Spitalit të Podujevës pa pasur buxhet.

“Po pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetiun nëpër komuna. Pse keni thënë se do të ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent. Çka ju dasht një Qendër e Mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha Vitia.

Ndërsa Zemaj kritikoi ministrin Vitia për menaxhimin e gjendjes me COVID-19, duke thënë se është dëshpëruar me situatën e krijuar.

Share: