Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka demantuar lajmin e publikuar nga disa media në Kosovë se ai nuk ka pranuar të nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Vitia para mediave tha se nuk mund të flasin për progresin e negocimit pasi që procesi është konfidencial.

“Më lejoni të jem shumë i shkurtër dhe shumë i qartë, se lajmi i publikuar në “Insajder” është i pa vërtetë i dëmshëm dhe dashakeq. Është epa vërtetë se ata të cilët kinse janë furnizuar me lajme kinse të vërteta, janë krejtësisht të pasakta. Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë në sigurimin e vaksinave sepse është strikt konfidencial”, shpjegoi ai.

Ministri po ashtu potencoi se kanë krijuar komisionin për negocim për sigurimin e vaksinës anti-COVID dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave, Agjencinë Evropiane të Barnave dhe me Agjencinë Federale të Barnave.

“Kjo trupë profesionale është në betim të konfidencialitetit që nënkupton se nuk guxojmë të japim asnjë detaj për sigurimin e vaksinave”, tregoi Vitia.

Edhe Naim Bardiqi, kryesues i Komisionit të Negocimit për sigurimin e vaksinave, tha se nuk guxojnë të japin informacione në lidhje me vaksinimin.

“Ne si komision profesional jemi duke e bërë punën tonë, jemi me deklarata nën betim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje lidhur me progresin e arritur se negocimit të vaksinave. Jemi optimist dhe angazhimi nuk mungon”, tha ai.

Kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina “AstraZeneca” në Kosovë ka arritur më 28 mars 2021, donacion nga UNICEF në program të COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministri Vitia javë më parë ka thënë se kontingjenti i dytë me vaksina pritet të vijë në fund të muajit prill apo në fillimi të muajit maj.

Share: