Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Vjosa Isufi,ka kërkuar mbështetjen tuaj,që të përfaqësoj interesin popullor në Kuvend,postimi i saj:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar bashkëvendas, antarë të NISMA-s Socialdemokrate, miq e familjar,
Të dashur të rinjë,

Rrugëtimin e ri të cilin tashmë kam filluar dhe nga i cili synoj të dal faqebardhë buron nga dëshira ime e madhe dhe vullneti që të krijojmë kushte më të mira për ne si të rinjë por mbi të gjitha nga vullneti që në këtë tokë të vazhdohet të merret frymë lirshëm.
E rreshtuar prapa Çelikut, njeri i cili i dha shumë Kosovës para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, sot jam më se krenare dhe ballëhapur të kërkoj votën tuaj për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare e shtetërore.

Të dashur qytetarë të Dragashit tim të vogël,
Të dashur shoqe e shokë,

Askush më mirë se ju nuk e din përkushtimin e parreshtur dhe atdhedashurinë e familjes sime dhe më mirë se të gjithë më njihni ju, ju me të cilët jam rritur, kam lozur e jam shkolluar, ju të dashur mësuese e mësues që më keni dhënë dijen të cilën sot e gëzoj, më mirë se të gjithë më njihni ju dhe më mirë se të gjithë e dini ju dashurinë time për këtë tokë. E më shumë se nga të gjithë të tjerët pres mbështetjen tuaj në këto zgjedhje.

Të dashur të rinjë të çdo cepi të Kosovës,

Ëndërrat tona janë të përbashkëta, e zëri ynë është një. Zëri më i mirë për ëndërrat tona nuk mund të jetë askush tjetër pos njërit nga ne, dhe askush tjetër nuk do u jep më shumë zë atyre ëndërrave. Prandaj kërkoj nga ju të jem zëri i ëndërrave e synimeve tona në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Sot kërkoj nga të gjithë ju besimin dhe votën tuaj, duke ju kërkuar të votoni NISMA-n Socialdemokrate si subjekti i vetëm politik që do i mbroj vlerat tona kombëtare e shtetërore dhe mua si kandidate me numrin 57✅.

E juaja Vjosë

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.