Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e Vjosa Osmanit me deputeten e VV-së, Yllëza Hoti.

Kjo pas kalimit të Osmanit në Presidencë, shkruan RTV Albania.

Hoti ka nënshkruar edhe deklaratën e betimit të deputetit.

Rendi i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare, 

3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.    Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e

       komisioneve parlamentare,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123

       të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe

6.    Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Share: