Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Pas votimit, Vitia deklaroi që sot është një ditë thelbësore për demokracinë e shtetit tonë.

“Është një ditë thelbësore për demokracinë edhe për shtetit tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit, prandaj bëj ftes që masivisht të gjitha bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojnë demokracinë e të japim shembull demokracisë siç kemi dhënë në këto vitet e kaluara”, u shpreh Vitia.

Ndryshe, Vitia garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën.

Share: