Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e ka shfrytëzuar të drejtën e votës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Pas votimit, Gjini para gazetarëve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, duke shtuar se kjo ditë është e posaçme për komunën e Gjakovës.

“Sot është ditë e posaçme për Gjakovë, unë votova, shpresoj që të gjithë qytetarët e Gjakovës ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, është një ditë e mirë dhe do ta përmbyllim ashtu siç është më së miri”, është shprehur ai.

Në komunën e Gjakovës, gara zhvillohet mes Ardian Gjinit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili në raundin e parë kishte marrë 18 mijë e 973 vota ose 45,76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëviza Vetëvendosje (LVV) e cila kishte marrë 15 mijë e 426 vota ose 37,20 për qind.

Share: