Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka votuar sot në qendrën tek Fakulteti Juridik.

Pas votimit, Kurti ndaloi për një adresim për media, duke apeluar tek qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre, njofton Klankosova.tv.

”Unë si qytetar i Republikës dhe banor i kryeqytetit sapo votova. Komuna është shumë e rëndësishme. Në njërën anë është ajo publikja e lagjes. Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë mundësinë ta përdorin këtë rast, dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve të cilët do t’i zgjedhin sot”.

”Moti është shumë i bukur dhe pa të reshura. Ndaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Mekanizmat shtetërorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit. Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm elektoral. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është një shtet demokratik në të cilën respektohen të gjithë të drejtat e qytetarëve. Dje kishim heshtje zgjedhore. Sot flasin qytetarët”.

Share: