Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sapo ka votuar.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, transmenton Rtvalbania.tv.

“Është ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin”.

“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka thënë në fund se të shtunën me Kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar pikërisht në Gjakovë për procesin zgjedhor.

“Kurtin e kam mik. Ishte diskutim për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor”.

Share: