Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.
Burime të mediumit RTV Albania, brenda LVV-së kanë bërë të ditur që letra i është kthyer Konjufcës, ndërkaq është konfirmuar se sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeministrit.
Ndërkohë që për shkak të procedurave dhe kohës së pamjaftueshme për përgatitje, seanca pritet të fillojë në orën 17:00.