Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë sot se në Komisionin për Ekonomi kanë rekomanduar mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ajo tha se në mbledhjen e Komisionit kanë kërkuar që të shkarkohet Bordi i kësaj ndërmarrje me qëllim që t’i hapet rrugë mbylljes së AKP-së dhe formimit të Fondit sovran, shkruan RTV Albania.

“Po e bëjmë publike se sot në Komisionin për Ekonomi, GP i LVV-së ka rekomanduar që mos të mbështetet raporti për miratim të punës të AKP-së dhe i kemi rekomanduar seancës plenare që të shkarkohet Bordi i AKP-së. Ky rekomandim është miratuar dhe tash i përcillet seancës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë i kemi hapur rrugë qeverisë që të formohet një bord i ri që do të votohet në Kuvendin e Kosovës, e që çon në mbylljen e AKP-së dhe bartjen e mjeteve tek Fondi Sovran siç parashihet në programin e VV-së”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera Kusari-Lila tha se AKP-ja i ka shkaktuar dëmë buxhetit të Kosovës.

“Ka pasur një performancën të dobët prej një ndërmarrje që ka pasur qëllim tjetër. Ka akumuluar në vazhdimësi kërkesa nga politike dhe i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës”, ka thënë më tutje ajo.

Share: