Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani ka premtuar se në qeverisjen e tij, Podujeva do të bëhet ndër komunat më të zhvilluara në vend, shkruan RTV Albania.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hasani në një postim në Facebook, derisa ka apeluar tek qytetarët llapjanë që mos t’u ikë kjo mundësi.

“Tashmë i ka ardhë koha që Komuna e Podujevës të bëhet një ndër Komunat më të zhvilluara. Të dashur qytetarë, mos e lëshoni këtë shancë”, ka shkruar ai.

Nisma në këto zgjedhje lokale në Podujevë garon me tetë kanidatë për asamble komunale.

 Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Floretë Zejnullahu e PDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat.

Share: