Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për kryetar dhe asambleistë të Komunës së Podujevës.

Partia e Fatmir Limajt ka vendosur që kandidat për kryetar të Podujevës të jetë Xhemajl Hasani.

Hasani ka nisur prezantimin e kandidatëve për asamble komunale në Podujevë.

Po ashtu, Nisma ka prezantuar deri më tani edhe kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Bekim Bresovci dhe Zafir Berisha, janë kandidatë të Nismës – i pari për kryetar të Prishtinës, i dyti për atë të Prizrenit.

Share: