Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rama përgëzon ambasadoren, Basha bojkoton ceremoninë

“Ditët e hapura” aktiviteti i Forcave të Armatosura shqiptare si pjesë e stërvitjes së përbashkët e trupave amerikane “Defender 21”, ka bërë bashkë vetëm formalisht Presidentin, Kryeministrin dhe ambasadoren amerikane. Por ka munguar kreu i opozitës që po ashtu kishte një ftesë për pjesëmarrje.

Ambasadorja i mëshoi disa herë në fjalën e saj rëndësisë që kanë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA që sipas saj do të jetë në të njëjtën aleancë përgjithmonë, e që dhe kjo stërvitje do të ketë ndikimin e saj.

“Amerika ka një mike të guximshme, ku nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se Shqipëria. Kjo stërvitje i hap rrugë një partneriteti strategjik. Jam krenare që jemi këtu si aleate me ju, sot, nesër, krahë për krahë përgjithmonë. Ne e vlerësojmë se pavarësisht nga dallimet që i ndajnë njerëzit kohë pas kohe marrëdhenia mes shqiptarëve dhe amerikanëve duhet të vlerësohen mbi gjithçka tjetër”, tha Kim.

Ndërsa vetë kryeministri është falenderues në emër të përveçëm ambasadore Kim për atë që ka bërë si përfaqësuese e qeverisë amerikane gjatë misionit të saj diplomatik për Shqipërinë.

“Dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë”, tha Rama.

Pas kryeministrit fjalën e mori presidenti. Si shenjë të marrëdhënies së tyre të thyer, u interpretua edhe në këtë ceremoni mostransmetimi i fjalën se Metës në faqen e Facebook të Ramës. Vetë Presidenti në fjalimin e shkurtër u përqendrua vetëm tek operacioni “Defender 21”.

“Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë. Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona”. 

Distancën Kryeministri dhe Presidenti e mbajnë dhe kur ndoqën demonstrimin e Forcave të Armatosura në sheshin “Nënë Tereza”.

Share: