Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kullat e familjes Jashari në Prekaz, që i bënë ballë luftës së ashpër të agresorit serb, edhe pas më shumë se dy dekadave nuk janë restauruar. Ato po rrezikojnë të rrënohen, jo në mungesë të mjeteve financiare, por në mungesë të një projekti të mirë. Kështu thotë për Radio Kosovën drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, i cili kërkon nga qeveria në ardhje që të merret me konservimin e kullave të Jasharajve.

Edhe ky përvjetor i Epopesë së UÇK-së, i gjen në gjendje jo të mirë, e gati për t’u rrëzuar, kullat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Ndonëse i bënë ballë luftës së ashpër, këto kulla sot në liri po rrezikojnë të shemben. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, tha për Radio Kosovën, se kullat e rezistencës rrezikojnë të humbin gjurmët si pasojë e mungesës së një projekti, ani pse asnjëherë nuk kanë munguar mjetet financiare nga ana e qeverisë.

“Realisht gjendja e kullave nuk është e mirë. Po bëhen 21 vjet që në kullat e Jasharajve, shteti jo që nuk ka investuar apo ka bërë diçka sa i përket asaj ngjarje, por sa i përket projektit apo konservimit të kullave të rezistencës jemi vonuar shumë. Dhe tash, pas gjithë kësaj kohë, në çdo moment mund të themi që ka mundësi të rrënohen dhe të humbin gjurmë apo fakte të rëndësishme, apo arsyen më të fortë me çka do të duhet t’u dëshmonim gjeneratave të ardhshme se çfarë lufte ka qenë dhe çfarë sakrifice ka bërë familja Jashari për lirinë e Kosovës”, tha Zogaj.

Zogaj tha se pas aprovimit të ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kompetencë e Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është vetëm mirëmbajtja e këtij kompleksi. Ndërsa, sa i përket projektit për konservim të kullave, ato kanë mbetur në duar të një Komiteti Ndërministror, që duhet të formohet me ardhjen e qeverisë së re.

“Mund të themi se për momentin jemi në një pozitë të palakmueshme, pozitë pushimi, sepse tani pritet formimi i qeverisë të re, e cila duhet të formojë Komitetin Ndërministror për të vazhduar punën. Po shpresojmë se qeveria të formohet shpejt dhe të paktën në prag të vjeshtës, deri atëherë të kemi një projekt për konservimin e kullave të Jasharajve”, shtoi Zogaj.

Qeveria Haradinaj kishte ndarë 3 milionë euro ndërsa qeveria Hoti 1 milion euro për kullat e Jasharajve, por që në mungesë të një projekti, këto mjete i janë kthyer përsëri buxhetit të shtetit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.