Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Mediat sociale të drejtuara nga Mark Zuckerberg do të vijojnë të mbajnë të bllokuar llogaritë e Presidentit Donald Trump deri pas inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar vetë drejtuesi i Facebook dhe Twitter, Zuckerberg, i cili deklaron se Trump kërkon të minojë procesin e tranzicionit të pushtetit.

Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden,” shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.

Ai shton se Trump me anë të Faceboook dhe Twitter nuk dënoi aktet në Kongres por i nxiti ato dhe shqetësoi të gjithë botën.

Ne besojmë se është një rrezik shumë i madh që të lejojmë Presidentin Trump të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë. Prandaj, ne jemi duke zgjatur bllokimin që kemi vendosur në llogaritë e tij për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit“, tha drejtuesi i mediave sociale.

Platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube, morën masa pasi Trump publikoi ​​një video të mërkurën në mbrëmje në të cilën ai vazhdoi të pretendonte se ai fitoi zgjedhjet dhe u nxiti mbështetësit e tij që sulmuan godinën e Kongresit Amerikan.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.