Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ka përfunduar operacioni i policisë te zyrat e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Aksioni ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa në pranga kanë përfunduar katër zyrtarë.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë operacion që tani është shtrirë në komuna të ndryshme e që dyshohet se ka të bëjë me ryshfet.

Personat e prangosur janë nxjerr nga zyrat e AZHB-së dhe janë futur në makinat zyrtare të policisë për t’u dërguar në stacion për intervistim.

Pak më parë hetuesit kanë nxjerr edhe thasë me prova materiale nga këto zyra.

Pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prishtinë dhe drejtori i krimeve financiare./IndeksOnline/

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.